“Lufta kundër krimit në përgjithësi dh atij të organizuar në veçanti, është një provë morale për shtetin dhe drejtësinë. Viti 2024 shënoi një kthesë reale, por me fakte të pakundërshtueshme dhe themi me bindje se drejta në vend ka hyrë në një fazë të re të konsolidimit. Konstatohet një realitet i ri institucional. Në vitin 2024 ka pasur rritje në hetimet proaktive.
Po ecën shumë mirë procesi i implementimit të sistemit elektronik KAMPs, që është në zhvillim me mbështetjen e BE. Sot kemi një sistem që ka pavarësi prej politikës dhe prodhon besim. Të ishte në dorë të një pjesë të politike, që sot rrinë e anatemojnë reformën në drejtësi dhe krerët e institucioneve të drejtësisë, kjo nuk do të ndodhte asnjëherë. Kjo mazhorancë ka përgjegjësinë historike për të konsoliduar më tej këtë reformën dhe shqiptarët të kenë drejtësinë e munguar. Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, sot po negociohet denjësisht me institucionet e BE për të qenë pjesë e tyre në vitin 2030 të barabartë mes të barabartëve. Sot është koha për një drejtësi që të ofrojë standarde të panegociueshme demokratike njësoj si në vendet evropiane”, tha Lamallari








