1. Hyrje
Në dy dekadat e para të shekullit XXI, demokracia liberale u përball me një krizë të thellë legjitimiteti, e nxitur nga populizmi, autoritarizmi elektoral dhe zhgënjimi qytetar ndaj elitave politike.1 Kjo krizë solli një periudhë të asaj që Samuel Huntington do ta quante “vala e kundërt” e demokratizimit,2 ku shumë vende që dikur përbënin modele demokratike, përjetuan një regres institucional. Megjithatë, që prej vitit 2022 e tutje, vërehet një fenomen i ri – rikthimi gradual i demokracisë si proces shoqëror dhe politik, i mbështetur në rigjallërimin e ndërgjegjes qytetare dhe rezistencën institucionale ndaj autoritarizmit.
2. Kriza morale
Në shikim të parë duket se demokracia e brendshme e partive shqiptare, tashmë shihet shqeto, ka pësuar fiasko të thellë. Ky fenomen nuk kishte se si të mos prodhonte krizën morale e politike që shpërfaqet ndërkohë pikërisht në pikën më të dobët të trupit elektoral shqiptar – në Maqedoninë e Veriut. Por në forma dhe trajta nga më specifiket edhe në Shqipërinë politike dhe në Republikën e Kosovës.
Në Maqedoninë e Veriut partitë që solli në skenë përmbysja e sistemit monist – Partia e Prosperitetit Demokratik dhe më pas e dyta për nga pesha dhe historiku – Partia Demokratike Shqiptare, tashmë I takojnë historiës. Kjo e dyta, ç’është e vërteta ka mbetur si një kufomë e pa kallur në dhe, por kaherë është e vdekur klinikisht.
Në Kosovë partitë politike që solli në spkenë lindja e pluripartizmit në kushtet e okupimit klasik, kur Serbia po aplikonte apart’heidin gjatë dekadës së fundit të shek. 20-të, përjashto LDK-në, tashmë janë stivuar në sirtarët e historisë politike të vendit. Por, edhe LDK-ja, si një lëvizje dikur masive, pas çlirimit është formatuar si parti klasike dhe ndërkohë është forca e tretë në vend, me pak gjasa që në dekadën që jemi të arrijë t’i shmanget fundit që pësoi PPD dhe PDSH në Maqedoninë e Veriut.
LDK-ja, që prej vitit 2004 nuk ia ka dalë të fitojë asnjë palë zgjedhje, ndërkaq të qenunit për kohë të gjatë si një lloj paterice e PDK-së, e aktualisht si forcë politike me gjasa të mëdha e pareformueshme, që më shumë menaxhohet nga një grusht oligarkësh, ka ra keq ndesh me moralin politik e publik, sa theqafjen e ka të pashmangshme.
Duke u bunkerizuar në pozicionin politik as-as, pra as në koalicion me VV e as në atë me PDK/AAK, ajo po pretendon që ta shtyjë qoftë edhe për një madat, fundin e saj tragjik. Ky fat ndërkohë duket se varet ekskluzivisht nga rezultatet e balotazhit për pushtetin lokal në Prishtinë e Fushë-Kosovë, ndërkaq më pak nga ai në Pejë.
Në këtë rrugë duket se është nisur edhe PDK-ja.
Ndërkaq ky fenomen ka ndjekur një rrugë disi më ndryshe, për vet rrethant historike, edhe pluralizmi i rikthyer në vitin 1991 në Shqipërinë politike.
3. Kriza e Demokracisë Liberale dhe shkaqet e saj
Teoritë bashkëkohore të krizës demokratike theksojnë se rrënjët e saj gjenden në erosionin e normave demokratike, në polarizimin ekstrem dhe në dobësimin e institucioneve të ndërmjetme.3 Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt në librin How Democracies Die argumentojnë se demokracitë nuk bien më përmes grushtesh shteti, por përmes “ngadalësimit institucional” të brendshëm.4 Kjo krizë u reflektua në dobësimin e mediave, në kontrollin politik të drejtësisë dhe në përhapjen e dezinformimit masiv — fenomene që dëmtojnë vetë substancën e lirisë. Rikthimi i Demokracisë: Një fenomen shoqëror dhe politik
Rikthimi i demokracisë nuk ndodh si rezultat i një akti politik të vetëm, por si proces i ringritjes së kulturës qytetare, ku shoqëria kërkon transparencë, llogaridhënie dhe pjesëmarrje.5 Larry Diamond e quan këtë “democratic resilience” — elasticitetin e sistemeve demokratike për t’u rikthyer pas periudhave të krizës.6 Ky rikthim manifestohet në disa forma:
- përfshirja e brezave të rinj në politikë përmes lëvizjeve qytetare;
- rritja e transparencës institucionale përmes teknologjisë;
- rishfaqja e debatit ideologjik mbi drejtësinë sociale dhe barazinë.
Në këtë kuptim, demokracia nuk është vetëm një regjim politik, por një formë kulture kolektive që kërkon të rizbulojë ekuilibrin mes lirisë dhe përgjegjësisë.
Në fillim të shekullit XXI, shumë analistë folën për “fundin e demokracisë liberale” — jo sepse ajo u shemb nga jashtë, por sepse u konsumua nga brenda.
Lodhja e institucioneve, cinizmi qytetar, populizmi dhe korporatizimi i politikës krijuan një gjendje që mund të quhet apatia e demokracisë: qytetari voton, por nuk beson; dëgjon, por nuk reagon; merr pjesë, por pa bindje.
Në këtë sfond, krizat e fundit — ekonomike, shëndetësore, klimatike e gjeopolitike — e vunë në provë kapacitetin vetëkorrigjues të demokracive.
Dhe aty ku autoritarizmi ofronte “efikasitet të përkohshëm”, demokracia tregoi elasticitet afatgjatë.
Rikthimi nuk nënkupton kthje tek një formë e vjetër pa kritika, por evolucion të sistemit politik drejt një forme më të qëndrueshme, më reflektuese dhe më të përfshirë. Siç argumentohet në literaturë, demokracia është një rend normativ në përpjekje të vazhdueshme për përfshirje dhe rigjallërim.
Rikthimi i demokracisë nuk ndodh përmes revolucioneve, por përmes ndreqjeve të vogla, reformave institucionale dhe zgjimeve morale.
Ky rikthim është gradual, sepse ndodh kur shoqëritë rigjejnë besimin tek përgjegjësia individuale dhe llogaridhënia publike.
Sot, pas dekadash manipulimi nga oligarkitë politike e mediatike, qytetari po mëson sërish të mendojë politikisht, jo vetëm të reagojë emocionalisht.
Rikthimi i demokracisë është më shumë sesa zgjedhje të rregullta. Ai nënkupton:
- Rritje të pjesëmarrjes qytetare jo vetëm për të votuar, por për të kontrolluar dhe influencuar vendimmarrjen.
- Përmirësim të cilësisë së demokracisë: lëvizje nga “demokracia formale” në “demokrati me përmbajtje”.
- Ndërgjegjësim qytetar për lirinë, shtetin ligjor dhe përgjegjësinë publike.
Ky proces përshkruhet në literaturë si “perpetual reinvention of democracy” – demokracia që rivjen përmes vetë-nderhyrjes së qytetarëve dhe institucioneve. [The Loop]
Në vendet e Europës Lindore, përfshirë Kosovën e Shqipërinë, kjo ringjallje demokratike po ndodh në mënyrë të çrregullt, por të pandalshme: përmes protestave qytetare, transparencës digjitale, dhe sfidimit të autoritetit të vjetër moral.
Rikthimi i demokracisë është më pak çështje formale (zgjedhje, parti, institucione) dhe më shumë çështje përmbajtjeje morale:
- A ekziston ndershmëria publike?
- A funksionon ndarja e pushteteve në praktikë, jo vetëm në letër?
- A e përfaqësojnë partitë vërtet shoqërinë apo vetëm vetveten?
Në këtë kuptim, demokracia e re që po lind nuk është ajo e retorikës liberale të viteve ’90, por një demokraci me ndërgjegje — më kërkuese, më kritike dhe më etike.
Në plan filozofik, demokracia nuk kthehet si fitimtare, por si vetëkritike.
Pas çdo periudhe rënieje, ajo rikthehet më e matur dhe më e vetëdijshme për dobësitë e veta.
Ky rikthim gradual është shenjë pjekurie politike — sepse tregon se shoqëritë mësojnë nga dështimet, jo nga iluzionet.
Në këtë kuptim, demokracia nuk është një “sistem që fitohet”, por një proces që rifitohet çdo ditë.
4. Përvoja historike
Historia e shpërfaqjes së këtij fenomeni shoqëror dëshmon se vendet me demokraci liberale pavarësisht se në periudha kritike kishin rënë në ujërat e ekstremit të djathtë ose atij të majtë, ato pas LDB, respektivisht shembjes së Komunizmit stalinist në BRSS [1990], gradualisht dëshmuan energji të brendshme dhe promovuan demokracinë liberale si formë të qeverisjes.
Rënia e demorkacisë dhe ripërtritja e saj ndërkohë është shndërruar në fenomen politik global. Valës së rivendosjes së autokracive dhe diktaturave të lloit të vet edhe përmes votës së lirë, ndërkohë po i ngushtohet terreni edhe në Jugun Global. Për fat të keq, edhe një lagje shtetesh të BE-së dhe Europës Juglindore, ndërkohë, kanë rrëshqitur në llumin e ujërave të autoritarizmit. [Le të kujtojmë me këtë rast vendet si: Hungarinë, Sllovakinë…, Serbinë…]
Autokracia rrjedhimisht nuk mund të mbetet pika përfundimtare e historisë. Tashmë mund të konkludohet se sërish ka zënë fill rikthimi i demokracisë.
Media globale, si dhe organizatat mbikëqyrëse (Gorokhovskaia dhe Grothe 2024; EIU 2025) kanë paralajmëruar për një krizë globale të demokracisë për më shumë se një dekadë. Raste të shquara nga Hungaria në Indi, Indonezia deri në Shtetet e Bashkuara konfirmojnë përshtypjen se demokracia është në tërheqje.
Midis viteve 1989 dhe 2023, ridemokratizimi ndoqi modelet rajonale. Azia kryesoi me 9 nga 19 vende që u rikthyen në demokraci. Në Amerikën Latine dhe Karaibe, vetëm 3 nga 13 raste u ridemokratizuan. Pjesë të tjera të botës tregojnë më shumë variacione: ndërsa demokracia u rikthye në disa raste, në të tjera jo; shumë vende mbeten në luhatje.7
Megjithatë, ajo që shpesh anashkalohet janë historitë e rimëkëmbjes demokratike. Vendet nuk rrëshqasin gjithmonë në heshtje në autokraci për të mos u kthyer kurrë. Disa luftojnë kundër, dhe disa madje arrijnë të ringriten e të rikthejnë demokracinë. Në të dhënat publike për këtë çështje, që sillen edhe në publikimin e cituar më lartë, një episod i ridemokratizimit regjistrohet kur vihet re një rritje në rezultatin EDI (Indeksi Europian i Demokracisë) brenda dhjetë viteve nga fillimi i rënies demokratike.
Ky indeks zakonisht mat:
- Zgjedhjet dhe pluralizmin – sa të lira e të ndershme janë zgjedhjet.
- Funksionimin e qeverisë – transparenca, llogaridhënia dhe sundimi i ligjit.
- Pjesëmarrjen politike – sa aktiv është qytetari në proceset demokratike.
- Kulturën politike – besimi publik në demokraci dhe respekti për institucionet.
- Liritë civile – liria e shtypit, fjala, shoqëria civile etj.
Në këtë mënyrë, ne mund të venerojmë faktin kur cilësia demokratike fillon të rikuperohet për herë të parë: rivendosen zgjedhjet e ndershme dhe të lira, forcohen kontrollet mbi pushtetin dhe krijohet përsëri hapësira që qytetarët të marrin pjesë në politikë pa pengesa.
5. Rilindja e demokracisë shqiptare – proces i hapur, real
Rideokratizimi i shoqërive tona ofron jo vetëm shpresë, por edhe një mundësi qenësore për ata që kërkojnë të mbështesin partnerët ndërkombëtarë të vjetër dhe të rinj. Për Kosovën, ndihma për rimëkëmbjen demokratike në Shqipërinë politike dhe në Maqedoninë e Veriut [flas përbrenda korpusit politik shqiptar] mund të cilësohet si një kontribut historik për përforcimin e aleancave me demokracitë perendimore që kanë interesa strategjike në rajonin tonë – Europën Juglindore. Aktorët demokratë të demokracive të etabluara, siç janë SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania…duhet të mbështesin vazhdimisht forcat pro-demokracisë në rajonin tonë, rrjedhimisht edh enë hapësirën shqiptare, dhe të shmangin përdorimin e mjeteve jodemokratike, qoftë edhe atëherë kur forca të veçanta politike i aplikojnë gjoja në mbrojtje të demokracisë dhe aleancave.
Në këtë rrjedhë të përgjithshme të transformimeve politike globale, rikëndellja e demokracisë shqiptare – në Shqipëri dhe në Kosovë – mbetet një proces i hapur, por jo i pamundur.
Është e vërtetë se demokracia jonë është e brishtë, shpesh e deformuar nga klientelizmi, korrupsioni dhe mungesa e elitave me kulturë demokratike, por ajo nuk ka humbur gjasat për t’u shëndoshur.
Në të dy republikat shqiptare, ndonëse me ritme të ndryshme, po zhvillohet një proces vetëdijesimi qytetar: një lodhje e thellë nga tranzicioni i pafund, që po shndërrohet në kërkesë të qartë për përgjegjësi, transparencë dhe moral publik.
Kjo është gjeneza e rikthimit të vërtetë të demokracisë – jo përmes reformave të imponuara nga jashtë, por nga një presion i brendshëm shoqëror, që kërkon t’i japë kuptim lirisë.
Në Shqipëri, ky proces përplaset ende me strukturat e vjetra të pushtetit oligarkik, që kontrollojnë median, ekonominë dhe administratën.
Në Kosovë, përkundrazi, ndeshim një eksperiment të ri demokratik, të lindur nga ndjenja e përgjegjësisë historike dhe nga përpjekja për të ndërtuar institucione të pastra nga trashëgimia e kompromisit me korrupsionin.
Megjithatë, në të dy rastet ekziston një shpresë reale: ajo që demokracia po mësohet përmes përvojës, jo përmes retorikës.
Në kontekst shqiptar, rikthimi i demokracisë ka disa përmasa të rëndësishme:
- Legjitimiteti institucional: Rikthimi i besimit në institucione publike (gjyqësor, media, qeveri) është parakusht për demokraci të qëndrueshme.
- Participimi dhe llogaridhënia: Demokracia që rikthehet duhet të jetë jo vetëm konkurencë partiake, por edhe lidhje e përditshme qytetar-institucion.
- Orientimi euro-atlantik: Për Shqipërinë dhe Kosovën, rikthimi i demokracisë, respektivisht selitja e saj permanente, lidhet edhe me integrimin në BE dhe përmbushjen e standardeve që ky proces kërkon – pra një shtysë e jashtme që përforcon procesin të brendshëm.
- Kultura demokratike: Pa ndryshime në mentalitet, edukim dhe kulturë politike, formati i ri i demokracisë nuk mund të bazohet vetëm në ligje, por në praktika të përditshme demokratike – debat publik, transparencë, kontroll qytetar.
Pas çdo zhgënjimi, po lind një pjekuri e re qytetare, një ndërgjegje që nuk pranon më “demokraci formale”, por kërkon demokraci reale, morale dhe përfshirëse.
Prandaj, edhe pse e brishtë, demokracia shqiptare nuk është e pakthyeshme.
Ajo po kalon një fazë të shërimit të ngadalshëm, ku qytetari po rikthen rolin e vet si bartës i sovranitetit, jo si spektator i politikës.
Nëse rikthimi i demokracisë është një fenomen botëror, shërimi i saj në hapësirën shqiptare është një proces shpirtëror — një përpjekje për të bashkuar idealin e lirisë me përgjegjësinë për shtetin.
6. Përfundime
Rikthimi i demokracisë në epokën postliberale nuk është një proces i shpejtë apo i garantuar. Ai kërkon përballje me forcat e autoritarizmit modern – që shpesh veprojnë përmes vetë institucioneve. Demokracia sot rikthehet jo si triumf ideologjik, por si nevojë shoqërore për dinjitet, drejtësi dhe pjesëmarrje. Siç do të thoshte Alexis de Tocqueville, “liria nuk zhduket kurrë përfundimisht; ajo vetëm pret që njerëzit të jenë sërish të denjë për të.”8








