Sot në Kuvend, kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti shqetësime lidhur me çështjen e inceneratorëve, duke theksuar vonesën e drejtësisë për personat e përfshirë.
“Drejtësinë për inceneratorët e kërkojmë prej tetë vitesh, për të treguar që në Shqipëri mund të ketë shpresë. Lakmusi i SPAK është inceneratori. Kam ardhur dy herë si person në dijeni, dhe fakti që një grup prej 12 personash që nuk mund të kishin vepruar të lirë vazhdojnë të paguhen me miliona euro, tregon se drejtësia nuk është e barabartë për të gjithë,” tha Tabaku.
Sipas saj, çështja e inceneratorëve është një shembull i qartë i “kapjes së shtetit”, ku vendimet e qeverisë duket se janë miratuar nën ndikim të interesave private.








