Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për një nga çështjet më të mëdha të mashtrimit kompjuterik në vend, duke dënuar 16 persona, mes tyre Bruno Çobo, Elisa Çaçi, Gilbert Palushani dhe të tjerë.
Të gjithë të pandehurit u gjykuan për “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup të strukturuar kriminal”. Procesi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, ndërsa dënimet përfundimtare variojnë nga 6 vite e 8 muaj deri në 8 vite burg, duke përfshirë kohën e kaluar nën masa sigurie.
Gjykata theksoi se të gjithë të pandehurit ishin pjesë e një skeme të gjerë mashtrimi kompjuterik që ka dëmtuar shumë qytetarë dhe vendosi që dënimet të vuhet në burgje të sigurisë së lartë.


 
                                    





