Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 01:30 ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Viktima është Leandro Shametaj 17 vjeç.
Përplasja ka qenë fatale dhe i mituri ka ndërruar jetë menjëherë. Familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit.
Ata shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje nga autoritetet, ndërsa trupi i të ndjerit po mbahet për autopsi.








