-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja/ Berat, sherri për një kalë përfundon me vrasje

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në kalanë e Beratit, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë.

Sipas policisë, rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, Kristo Mema, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” në Berat, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka sulmuar me mjet prerës Keli Hoxhën, 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Sherri nisi për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët. Debati degjeneroi në përplasje fizike dhe përfundoi tragjikisht.

Mema ka precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi dhe aktualisht është ende në arrati. Policia e Beratit është vënë në ndjekje të tij dhe po kontrollon zonën, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat që çuan në këtë ngjarje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit