Një krim i rëndë ka tronditur sotnë fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë për vdekje babain e tij, 69-vjeçarin P. K..
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 brenda banesës familjare.
Sipas policisë, i riu M. K. dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është larguar menjëherë pas krimit.
Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kërkime për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie familjare.








