Gjykata Kushtetuese ka njoftuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike në 31.10.2025.
Gjithashtu Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e Erion Veliajt në seancën plenare publike në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim.
Erion Veliaj e ka shprehur vullnetin për të qenë i pranishëm dhe për këtë arsye, Kushtetuesja thekson se ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me sa më sipër.
Veliaj u shkarkua nga Këshilli i Ministrave pas kërkesës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, me arsyetimin se kishte munguar në punë, por me kërkesë të kryebashkiakut vendimi u pezullua. Veliaj qëndron në paraburgim prej shkurtit të këtij viti, pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.


 
                                    





