Kryeministri Edi Rama mori pjesë në panelin e Future Investment Initiative në Riad, ku e cilësoi **Mbretërinë Saudite si një shembull të transformimit dhe vizionit të zhvillimit.
Ai theksoi rëndësinë e estetikës dhe imagjinatës për përparimin e vendeve:
“Me duhet të ndaj bindjen time të patundur që ka vende të mrekullueshme që mund të jenë të varfëra, por nuk ka vende të shëmtuara të begatë dhe të pasura. Bukuria dhe transformimi fizik të tregojnë që gjithçka është e mundur. Ajo që po përjetojmë sot në Perëndim është inercia, ndërsa imagjinata ushqehet nga inovacioni dhe nevoja për t’u ngjitur më lart.”
Ai përmendi edhe përvojën e tij si kryebashkiak i Tiranës: “Njerëzit më akuzonin kur lyja ndërtesat me bojë, thonin kjo është fasadë. Por kujdesi për hapësirën dhe estetikën është i domosdoshëm.”








