Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri, eurodeputeti Andreas Schieder vlerësoi zhvillimet e fundit në Shqipëri. Ai theksoi se kryeqyteti ka përmirësuar cilësinë e standardit të jetesës dhe se vendi ka bërë hapa të dukshëm përpara vetëm në disa vite.
“E njoh Shqipërinë prej një kohe shumë të gjatë dhe shoh zhvillime që kanë ndodhur në këtë vend. Po të shkojmë në Tiranë, do të shohim përmirësimin e standardit të jetesës dhe sa shumë është zhvilluar vendi vetëm në disa vite. Por procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë vetëm me kryeqytetet, por me të gjithë vendin,” tha Schieder.
Ai gjithashtu shtoi se politika dhe procesi i zgjerimit evropian sjellin çështje të rëndësishme që kërkojnë diskutim dhe vëmendje të vazhdueshme.









