Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj.
I plagosur ka mbetur Enea Buzukja, punonjës i Tatimeve.
Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të saj.









