Pas më shumë se 10 vitesh pritjeje, Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për dy mjekët e përfshirë në rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha, që humbi jetën dy javë pas lindjes së fëmijës së tyre të parë në nëntor 2014.
Sipas kërkesës së Prokurorisë: gjinekologu Petrit Rexhepi të dënohet me 9 muaj burg, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, dënimi të pezullohet dhe ai të vendoset në shërbim prove për 18 muaj, si dhe të pezullohet licenca për 5 vite.
Reanimatorja Elona Burba kërkohet të dënohet me 1 vit burg dhe pezullim të licencës për po 5 vite.
Seanca e radhës është caktuar për 10 nëntor, ku mjekët do të paraqesin mbrojtjen e tyre. Familja e Doriana Hakës shpreson që pas këtij procesi të marrë një vendim përfundimtar drejtësie.


                                    





