Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, njoftoi se Ukraina dhe përfaqësuesit evropianë do të takohen së shpejti për të diskutuar një plan armëpushimi, duke theksuar se iniciativa synon të hapë rrugën për diplomacinë dhe jo të japë menjëherë fund luftës.
“Nuk është një plan për t’i dhënë fund luftës. Para së gjithash, nevojitet një armëpushim. Ky është një plan për të filluar diplomacinë… Këshilltarët tanë do të takohen në ditët në vijim, ramë dakord të premten ose të shtunën. Ata do të diskutojnë detajet e këtij plani,” shprehet Zelensky.








