Këngëtarja Elhaida Dani ka folur hapur për përjetimin e saj pas pjesëmarrjes në spektaklin “Dancing with the Stars”, ku gjatë garës nisi një lidhje me kërcimtarin Ledian Agalliu.
Në një intervistë për “The Dalina Show”, artistja rrëfeu se u përball me një valë të madhe urrejtjeje në rrjete sociale, përfshirë edhe mesazhe kërcënuese. “Më vinin mesazhe vrasjeje. Ishte e tmerrshme. Po të mos isha lidhur, do ta kisha fituar spektaklin,” – u shpreh ajo.
Elhaida tha se kjo periudhë e vështirë e ka ndihmuar të forcohet dhe të kuptojë rëndësinë e mbrojtjes emocionale përballë negativitetit online.








