-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Florjan Binaj: Programi ynë gjeti mbështetjen e partive opozitare

Kryesoret

Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të partive opozitare, me qëllim prezantimin dhe diskutimin e planit të tij të fushatës dhe vizionit për drejtimin e kryeqytetit.

Takimi u fokusua tek përmirësimi dhe pasurimi i programit me propozime konkrete nga ana e opozitës, duke forcuar bashkëpunimin mes aktorëve politikë.

“Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend. Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit