Zbardhen detaje të reja nga vrasja që ndodhi dje në Komunën e Parisit brenda një restoranti “City Lounge”.
Sherri ka nisur mes kryekuzhinierit Indrit Ismaillari dhe ndimës picierit Filip Shehu për shkak të debateve të punës.
Sipas informacioneve kryekuzhinieri kishte një eksperiencë prej 5 vitesh si punonjës i restorantit ndërsa Shehu kishte vetëm 3 muaj sapo kishte filluar punën.
Dyshohet se e gjithë skema e krimit ka ndodhur për vetëm pak kohë kur, 43 vjeçari Shehu deklaron se e ka ofendur shpesh në sytë e të gjithëve pse ishte i ri dhe jo me eksperiencë të gjatë në punë.
Ndër të tjera viktimës i dukej vetja më i aftë për punë për shkak të vjetërsisë dhe shpesh ziheshin me Shehun brenda kolektivit.
Brenda atij momenti ku Ismaillari ka ofenduar Shehun , ky i fundit ka marrë thikën në kuzhinë dhe e ka goditur teksa ai po merrte proshutën në frigorifer.
Sipas burimeve në gjakënxehtësinë e tij dhe në pamjet filmike të restorantit 43 vjeçari e ka qëlluar për vdekje 3 herë, 1 herë në qafë dhe 2 herë barkë.
Për verifikimet e mëtejshme lidhur me ngjarjen merren autoritet shtetërore.








