-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kali “mollë e sherrit” në Berat, dëshmia e autorit: Pse e vrava turistin

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga konflikti që ndodhi dje rreth orës 15:20 në qytetin e Beratit në lagjen “Kala”, përfundoi me vrasjen e 42 vjeçarit nga Tropoja, Keli Hoxha, banues në Tiranë.

Personi që ka vrarë Hoxhën është 63 vjeçari Kristo Mema banues në lagjen “Kala” të Beratit.

Sherri ka nisur në momentin ku Hoxha kishte vajtur si turist në Berat dhe pa dashur kishte prekur kalin tek ky i fundit ishte acaruar dhe ishte zënë me të.

Në atë moment Mema ka nxjerë thikën nga samari i kalit që e ka pasur të fshehur dhe e ka goditur Hoxhën duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.

Mema ka dëshmuar në polici se i ka kërkuar viktimës mos ta prekë kalin por ai e ka sharë dhe ofenduar në familje.
Ndërsa familjarët e viktimës kanë deklaruar se ai nuk e ka sharë as ofenduar por personi e ka qëlluar papritur pasi viktimia i është përgjigjur se “nuk ka asgjë të keqe”.

Edhe pse Hoxha u dërgua në Spitalin Rajonal të Beratit nuk mundi dot ti mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen.

Autori u kap disa orë më vonë, i fshehur në “Shpellën e Memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit