-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shembet një pallat në Turqi, humbin jetën dy fëmijë

Kryesoret

Një tragjedi ka ndodhur këtë mëngjes në qytetin Gebze të provincës Kocaeli në Turqi, ku një ndërtesë shtatëkatëshe u shemb në zonën Mevlana Mahallesi, duke bllokuar nën rrënoja një familje me pesë anëtarë.

Forcat e shpëtimit dhe ekipet e AFAD-it arritën të nxjerrin trupat e dy fëmijëve, ndërsa prindërit dhe një fëmijë tjetër janë shpëtuar.

Shembja ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën Isikgel, por shkaku i ngjarjes mbetet ende i paqartë.

Autoritetet po vijojnë kërkimet dhe hetimet për të zbuluar arsyet e kolapsit të ndërtesës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit