“U pyeta si person në dijeni për një çështje në hetim. Dua të ruaj sekretin hetimor, deklarova gjithçka që kisha dijeni”! Kështu u shpreh Lulzim Basha pas daljes nga SPAK-u mbrëmjen e sotme.
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Basha është paraqitur në godinën e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 16:00. Basha u thirr nga prokurori Alfred Shehu, si deklarues për hetimet e 21 Janarit, kur ai ishte ministër i Brendshëm.
Më 21 janar 2011 në protestën e organizuar nga Partia Socialiste dhe Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika.


 
                                    





