Pas refuzimit të kërkesës për shkarkimin e Niko Peleshi, Sali Berisha akuzoi mazhorancën për kaos dhe shkelje të rregullave parlamentare, duke e cilësuar veprimin si një mbrojtje të kolapsit parlamentar dhe përpjekje për të krijuar një farsë. Ai shtoi se mazhoranca vepron vetëm sipas urdhrave dhe pa asnjë rregull.
“Nëse një klub nuk ka asnjë rregull, ka vetëm kaos. Këta njohin vetëm urdhrat, veprojnë sipas tyre dhe pastaj bëhen të paditur. Niko Peleshi u përpoq të mbrojë kolapsin e këtij parlamenti, ku vendimet miratohen brenda disa minutash, pa asnjë rregull. Ky është një teatër i radhës dhe kaos i plotë,” shprehet Berisha.









