-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama na rrëzoi kërkesat për hetim për McGonigalin dhe zgjedhjet, tani protesta

Kryesoret

Deputetët e opozitës kanë braktisur punimet e Kuvendit, pasi kërkesa e tyre për ngritjen e dy komisioneve hetimore, njëri për çështjen, “McGonigal” dhe tjetri për zgjedhjet e 11 majit nuk u pranua nga mazhoranca.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme se shumica socialiste rrëzoi kërkesat për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Në vijim, Berisha paralajmëroi nisjen e protestave.

“Pseudomazhoranca i mohoi opozitës të drejtën për komisionin hetimor parlamentar. E kreu këtë akt edhe pas një beteje të gjatë disamujore të zhvilluar në legjislaturën e parë dhe pas vendimit të Kushtetueses që kjo është një drejtë që nuk mund të preket, është një e drejtë e pakicës e patjetërsueshme.

Sot ne kërkuam dy komisione, për skandalin McGonigal, i cili implikon direkt Edi Ramën me një skandal të madh me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së që po vuan 6.5 vite burg në Amerikë por për dosjen e Shqipërisë, emri i Ramës lakohet 13 herë dhe ku Rama e korruptoi me 225 mijë dollarë dhe se Rama kishte diskutuar me të (McGonigalin) për reformën në drejtësi.

Edi Rama citohet se këshilltari i tij, Dorian Duçja ishte agjent i paregjistruar kinez që jepte të dhëna nga FBI, që i merrte nga McGonigal dhe i transmetonte tek kinezët. Dosja fakton se Rama i dha paret McGonigalit për veprime kundër opozitës dhe se ka qenë njeriu kryesor dhe ndër më të parët që është marrë me hetimin e Trump.

Edi Rama mendon se kjo do ta dëmtonte dhe shtyp të drejtën e opozitës për komision hetimor. Gjithashtu zgjedhjet e 11 Majit janë më të damkosura në Europë dhe në botë. U faktua nga vëzhguesit ndërkombëtarë se ligji është dhunuar jo njëherë por qindra herë.

Ne si opozitë kemi me mijëra fakte që dëshironim që me këtë komision t’ua paraqesim. Hapësira për opozitën është fiktive, virtuale, ne do të mblidhemi dhe do të marrim vendimet tona për t’ju përgjigjur këtij dhunimi. Tani me qytetarët” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit