-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fatmir Limaj: Shpallni zgjedhjet e reja!

Kryesoret

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u shpreh sonte se Kosova tashmë është futur në fazën ligjore që kërkon respektimin e procedurave pas dështimit të krijimit të qeverisë.

“Tashmë jemi futur në fazën ligjore që duhet të respektohen procedurat, është një takim që presidenten e detyron ligji të na ftoj pas dështimit të krijimit të qeverisë.

Ashtu siç e thotë ligji, presidentja ka dhjetë ditë që t’ia jap mundësinë mandatarit të dytë dhe në këtë fazë presidentja fton partitë politike për t’u konsultuar dhe për të parë a ka mundësi dhe potencial që dikush nga forcat politike që janë në parlament të ketë shumicën për të ofruar një mandatar të ri për zgjedhjen e qeverisë”, tha Limaj.

Ai shtoi se ky është një takim procedural, ku partive politike u jepet rasti të dëshmojnë nëse kanë mundësi të ofrojnë një mandatar me shumicën e votave. “Nëse jo, atëherë kalojmë në një fazë tjetër ku bëhet konsultimi me presidenten për të caktuar datën e zgjedhjeve”, theksoi Limaj në RTK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit