Pas disa ditësh spekulimesh në rrjetet sociale për një ndarje të mundshme me Elgit Dodën, Klea Huta ka zgjedhur të reagojë në mënyrë të qetë dhe elegante.
Ndjekësit kishin vënë re heqjen e shumicës së fotove të përbashkëta nga profilët e tyre në Instagram, duke ndezur thashetheme për një krisje të mundshme në çift.
Megjithatë, në një seri fotosh artistike të publikuara së fundmi, Klea shfaqet e buzëqeshur dhe e qetë, me unazën e martesës ende në gishtin e saj.
Ky detaj u interpretuar si një sinjal i qartë se martesa me Elgitin vazhdon të jetë e fortë, duke vendosur një “pikë” mbi spekulimet e fundit.








