-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha hap dosjen e McGonigal në Kuvend: Çfarë thotë për Ramën

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit shpjegoi arsyet se përse opozita e kërkon komisionin hetimor për dosjen McGonigal.

“Ne kërkojmë komisionin McGonigal, pasi emri i Ramës në dosjen e gjykatës në Uashington përmendet 13 herë, si personi që korruptoi McGonigalin. Në dosje thuhet se ky njeri u mor me hetime mafioze, mori Tom Doshin dhe Durim Bamin në Vjenë, shoqëruar nga ministër.

Aty thuhet se ndërhyri për licencën e naftës për t’ja dhënë Agron Nezës dhe ku thuhet se kishte interesa edhe vetë McGonigal dhe nga zyra e Ramës mori 225 mijë dollarë. Në dosje thuhet se gjykatësi urdhëroi regjistrimin e të gjithë korrespodencës së Ramës dhe ministrave të tij për efektin e korruptimit të McGonigal.

Në dosje thuhet se McGonigal u mor edhe me çështje të reformës, e bënë qytetar nderi këtu dhe aty dhe këto qenkan veprime të pafajshme?!!! Po ti (i drejtohet Çuçit) nuk flet me mend e tua. Kompania që iu hoq licenca arriti të gjobisë Shqipërinë 40 mln euro dhe se kompania që mori licencën ishte e lidhur me Oleg Deripaskën. Këto duhen hetuar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit