-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mickoski për Selën: Në politikë gjithçka është e mundur

Kryesoret

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka folur pas triumfit të zgjedhjeve në raundin e parë për komunat në Maqedoni.

Ai theksoi se nuk është përjashtuar mundësia që Ziadin Sela të bëhet pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve lokale.

Ndër të tjera ai shtoi, se nuk ka pasur kërkesë nga Sela për takim.

I pyetur se a është e mundur hyrja e Ziadin Selës pas zgjedhjeve lokale në qeveri, pasi edhe zv. kryeministri Mexhiti paralajmëroi mundësi të tillë? Kryeministri tha se në politikë është gjithçka e mundur.

“Me rëndësi është të tregohet se më tepër se 600 mijë votues pas një vjet e gjysmë nga zgjedhjet parlamentare, i dhanë legjitimitet të plotë kësaj qeverie dhe ne vazhdojmë me politikat reformuese që i kemi nisur si qeveri para 16 muajve, kur u zgjodhëm”, theksoi Mickoski.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit