-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peleshi kundër shkarkimit: Nuk kam fyer askënd, do luftoj për një Kuvend të përgjegjshëm

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi ndaj mocionit për shkarkimin e tij, duke e lidhur atë me përpjekjet e tij për të mbajtur një atmosferë parlamentare pa dhunë verbale dhe kulturë urrejtjeje.

Ai akuzoi opozitën për përhapjen e fjalorit denigrues dhe theksoi se në jetën e tij politike, nuk ka fyer asnjëherë askënd.

“Në jetën time politike, nuk kam denigruar, sulmuar apo fyer askënd. Unë kam pasur gjithmonë një qasje që respekton integritetin e të gjithëve, pa përdorur fjalor të dhunshëm apo fyerës, dhe kurrë nuk kam sulmuar asnjë individ, përfshirë edhe familjarët e tij. Ky mocion për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të mia për të mbajtur këtë sallë të Kuvendit larg dhunës verbale dhe për të parandaluar që ky institucion të shndërrohet në një arenë të fyerjeve dhe sulmeve personale. Kultura e urrejtjes që shpesh kultivohet këtu, jo vetëm që vret optimizmin dhe shpresat e të rinjve, por ka ndikim edhe në dhunën në shoqëri. Çdo fjalë e shqiptuar këtu ka pasojat e saj jashtë këtyre mureve, dhe unë do të vazhdoj të punoj që Kuvendi të jetë një shembull i kultivimit të përgjegjësisë dhe respektit, ashtu siç është Kuvendi i vendeve të zhvilluara,” shprehet Peleshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit