Pesë persona u arrestuan mbrëmë në Paris si pjesë e hetimit për vjedhjen spektakolare në Muzeun e Luvrit më 19 tetor.
Një nga të dyshuarit kryesorë, një shtetas algjerian 34-vjeçar, u kap në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle, ndërsa një tjetër, 39-vjeçar, u arrestua pranë shtëpisë së tij në Aubervilliers.
Vlera e sendeve të vjedhura arrin 88 milionë euro, përfshirë bizhuteri të çmuara, të cilat ende nuk janë gjetur.
Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që banda të ketë më shumë anëtarë sesa katër personat e kapur nga kamerat e sigurisë.


 
                                    





