Kryeministri Edi Rama ndodhet në Forumin e Paqes në Paris, ku liderë nga e gjithë bota diskutojnë mbi bashkëpunimin ndërkombëtar dhe sfidat globale.
Ai theksoi shqetësimin për mungesën e një plani të qartë paqeje nga Bashkimi Europian për Ukrainën.
“Bashkimi Europian duhet të ketë një plan të qartë paqeje për Ukrainën, sepse mungesa e koordinimit dhe diplomacisë ndërkombëtare është shqetësuese dhe mund të krijojë rreziqe të mëdha. Nuk mund të vazhdojmë të kemi një qasje fragmentare ndaj çështjeve kryesore globale, ndërsa pjesa më e madhe e botës mendon se gjithçka është vetëm një moment në kohë që do të kthehet vetë. Është koha që Europa të zgjohet dhe të marrë përgjegjësi reale për paqen,” shprehet Rama.


 
                                    





