-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skema e faturave fiktive me “5D”-në e Tiranës/ Si ranë në rrjetë tre biznesmenët?

Kryesoret

Skema korruptive e drejtorëve të bashkisë së Tiranë, 5D ka dërgua para drejtesise edhe tre biznesmenë. Ilir Allmeta me masë sigurie arres në burg dhe Ermir Gjoklaj dhe Mirash Lula me masë sigurie detyrim per paraqitje akuzohen për përfshirje në një skemë mashtruese fiskale në favor të kompanisë “5D Konstruksion”.

Sipas hetimeve, tre të dyshuarit kanë kryer shitje fiktive, me qëllim përfitime të paligjshme nëpërmjet evazionit tatimor dhe manipulimit të dokumenteve financiare. Nga hetimi i prokurorise rezultoi se subjektet tregtare “Allmeta 02”, “TT” dhe “Valbona Alb”, kanë kryer shitje të dyshuara fiktive në favor të subjektit “5D Konstruksion”, me një vlerë totale prej 370,299,847 lekësh, duke gjeneruar një TVSH dhe Tatim Fitimi të përllogaritur në shumën prej 108,004,122 lekë.

Subjekti ‘5D Konstruksion’ është hetuar nga Prokuroria e Posaçme. Ky subjekt dyshohet se ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet për punët publike të tenderuara nga Bashkia Tiranë, duke administruar dhe deklaruar faturat fiktive të lëshuara nga personat nën hetim me vlerën rreth 370,299,847 lekë.

Këto veprime janë realizuar përmes deklarimeve të pavërteta dhe përdorimit të faturave fiktive, me qëllim krijimin e një skemë mashtruese fiskale, që synonte përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e bazës së tatueshme për Tatimin mbi Fitimin, duke dëmtuar interesat financiare të shtetit.

Nga hetimi rezultoi se vlera e plotë prej 370,299,847 lekësh, e krijuar nëpërmjet shitjeve të dyshuara fiktive, është përfshirë nga subjekti “5D Konstruksion” sh.p.k. në situacionet e punimeve të deklaruara në tenderat publikë, me qëllim rritjen artificiale të volumit dhe kostove të punimeve të kryera. Kjo vlerë është pasqyruar si shpenzim i justifikuar në dokumentacionin për zbatimin e kontratave publike, duke i mundësuar subjektit përfitues të arkëtojë nga fondet publike vlerën e plotë të këtij transaksioni fiktiv, në dëm të buxhetit të shtetit.

Si rrjedhojë, veprimet e kryera jo vetëm që kanë krijuar avantazhe tatimore të padrejta, në TVSH dhe TF, por kanë rezultuar edhe në përvetësimin e pajustifikuar të fondeve publike, përmes paraqitjes së rreme të shpenzimeve në raportet financiare të tenderëve./ Marrë nga Syri.net

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit