-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump dhe Xi takohen në Korenë e Jugut, marrëveshje për metalet e rralla dhe ulje tarifash tregtare

Kryesoret

Takimi midis presidentit amerikan Donald Trump dhe atij kinez Xi Jinping në Busan të Koresë së Jugut zgjati më pak se dy orë, por u mbyll në një atmosferë pozitive, mes buzëqeshjesh dhe shtrëngimesh duarsh.

Edhe pse nuk u publikua një deklaratë e përbashkët, Trump e cilësoi samitin si “një sukses të madh”, duke njoftuar arritjen e një marrëveshjeje për metalet e rralla dhe uljen e tarifave për produktet kineze nga 57% në 47%. Ai shtoi se marrëveshja do të rinegociohet çdo vit.

Dy vendet do të bashkëpunojnë gjithashtu për çështjen e luftës në Ukrainë, ndërsa Trump konfirmoi se do të vizitojë Kinën në prill.

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi se Kina dhe SHBA mund të marrin së bashku përgjegjësitë e tyre si fuqi të mëdha dhe të punojnë për të mirën e botës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit