-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj para Gjykatës Kushtetuese pa avokat mbrojtës, Daci tërhiqet nga rasti

Kryesoret

Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet që nesër të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ankimit të tij ndaj shkarkimit nga detyra dhe dekreti i Presidentit Begaj për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet.

Megjithatë, disa orë para seancës, avokati Jordan Daci njoftoi se është tërhequr nga mbrojtja ligjore e Veliajt, duke deklaruar se është në konflikt interesi për shkak të angazhimeve të tij dhe të studios ligjore në raste të tjera.

Ai shton se ligji, etika dhe morali e detyrojnë të mos vazhdojë mbrojtjen në këtë çështje.

Ky zhvillim lë Veliajn pa avokat mbrojtës në seancën e rëndësishme për të ardhmen e tij politike dhe procesin e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.

“Në përgjigje të interesit publik lidhur me angazhimin tim si mbrojtës i mundshëm i z. Veliaj para Gykatës Kushtuese, pas një vlerësimi të kujdesshëm në përputhje me ligjin dhe Kodin e Etikës, konstatoj që jam në konflikt interesi për shkak të angazhimeve të mia dhe studios time ligjore në raste të tjera të mëparshme ende ne proces dhe shkaqe të tjera nga ato për të cilat ligji, etika dhe morali na detyrojnë të mos jemi mbrojtës në raste si këto. Për këto arsye bëj me dije që s’do jem mbrojtësi i tij para Gjykatës Kushtetuese në gjykimin e nesërm”, shkruan Avokati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit