-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Duka: Një njeri që nuk do ta harroj kurrë

Kryesoret

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, në moshën 73-vjeçare.

Në një postim në rrjetet sociale, Duka e ka përshkruar Nanon si një personalitet të veçantë, tolerant dhe të ditur, duke theksuar virtytet e tij njerëzore.

“Njeriu në jetë njeh shumë njerëz, por jo të gjithë lënë gjurmë të thella si nëna, babai e familja.
Një njeri që unë nuk do ta harroj kurrë ishte Fatos Nano.
Një njeri me një zgjuarsi të lindur, por edhe i thellë në dituri. Ai udhëhiqej nga dashuria për njerëzit. Nuk dinte të hakmerrej, por dinte të falte.
Shqiptarët ishin me fat që patën në një epokë të vështirë një njeri tolerant, social-liberal dhe të ditur si ai.
U prehsh në paqe, miku im. Qofsh i parajsës!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit