-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Hyseni: Fatos Nano la pas një trashëgimi të paharrueshme politike

Kryesoret

Alket Hyseni, politikan dhe jurist, ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Në një postim në rrjetet sociale, Hyseni e kujton Nanon si lider vizionar dhe europianist, i cili la pas një trashëgimi të rëndësishme politike dhe frymë qytetare.

“Lamtumirë Fatos Nano!
Sot është një ditë e trishtuar për këdo që beson në politikën si shërbim dhe në demokracinë si kulturë.
Është ndarë nga jeta Fatos Nano, ish-kryeministër, themelues dhe lider i Partisë Socialiste, por mbi të gjitha, një njeri i rrallë dhe europeist i çmuar.
Nano ishte njeriu që besoi se Shqipëria mund të kishte parti dhe shoqëri realisht demokratike, kauz për të cilën punoi dhe kontribuoi përmbi 30 vite.
Me mendje të hapur, me guxim për të sfiduar dogmat dhe me vizion për ta afruar vendin me vlerat europiane, ai ndërtoi modelin e një lideri bashkëpunues, liberal dhe vizionar.
I shumëlexuar dhe i mirëarsimuar, inteligjent, i qetë në përballje dhe i thellë në mendim, ai mbeti për shumëkënd shembulli i politikanit që nuk humbi asnjëherë sharmin, dinjitetin dhe frymën qytetare.
Fatos Nano la pas jo vetëm një trashëgimi politike, por edhe një kujtesë për mënyrën se si duhet bërë politika me mendje të hapur dhe me shpirt demokratik.
Prehu në paqe, Fatos Nano, mik i dashur, lider i paharruar!
Kujtimi yt do të mbetet i gjallë te të gjithë ata që besojnë në dialog, në liri, në vlera dhe në përparim.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit