-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erion Veliaj: Nano besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres

Kryesoret

Ish-kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, duke e cilësuar si një udhëheqës që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare.

“Me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, ai besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë. Sot kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant e liberal, i cili diti t’i tregojë këto cilësi edhe me mua, vite më parë, në ditët e rebelimit aktivist.”

Ai shton se fryma që Nano i dha të majtës shqiptare është ajo për të cilën duhet t’i jemi mirënjohës:
“Demokracia nuk matet me sa shumë flasim, por si debatojmë me qytetari dhe sa shumë dimë të dëgjojmë njëri-tjetrin… Kjo ishte fryma që Fatos Nano i dha të majtës shqiptare dhe për çka duhet t’i jemi mirënjohës. U prehtë në paqe.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit