-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e PD, Begaj qëndron president

Kryesoret

Sot Komisioni për çështjet ligjore ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për procedurën e shkarkimit të presidentit të vendit Bajram Begaj.

Kjo kërkesë ka ardhur nga opozita pasi pak ditë më parë, presidenti është akuzuar për marrjen e një page të dytë në një spital privat pa shkuar fare në punë.

Ndër të tjera opozita pretendon se Begaj ka dekretuar datën e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë në shkelje të Kushtetutës.

Në Komision, 9 deputetë të PS votuan kundër kërkesës, ndërsa 5 deputetë demokratë votuan pro shkakrimit të Bajram Begajt.

Deputeti demokrat, Gjin Gjoni shtoi se Begaj nuk mund të vijojë më të jetë kryetar i shtetit dhe përfaqësues i unitetit kombëtar.

“Grupi i PD ka paraqitur kërkesën për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj për shkelje të rëndë dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Kërkesa është argumentuar gjërësisht me një material prej 80 faqesh të mbështetur me 21 prova shkresore. Jemi të bindur që Bajram Begaj nuk mund të vazhdojë të jetë de juro kryetar i shtetit, funksione që de facto i ka humbur prej shumë kohësh tashmë”, tha Gjin Gjoni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit