Pa nisur akoma për t’u futur në thelbin e çështjes, seanca e shqyrtimit të kërkesës së Erion Veliajt për ta shpallur antikushtetues shkarkimin e tij nga kryeministri Edi Rama dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve nga presidenti Bajram Begaj është ndërprerë.
Shkak është bërë kërkesa e presidentit Bajram Begaj, sipas të cilit Gjykata Kushtetuese ka gabuar kur ka anuluar dekretin e tij që shpalli zgjedhjet në Tiranë në datën 9 Nëntor.
Sipas Begajt, pezullimi i dekretit për zgjedhjet u bë pa i shqyrtuar më parë dokumentet dhe arsyetimin e presidentit duke cenuar parimin e një procesi të rregullt. Pas kërkesës së avokatëve të presidencës, gjykatësit e Kushtetueses janë mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e presidentit.








