-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rinis gjyqi për Veliajn në Kushtetuese/ Avokati: Mos ndërhyni!

Kryesoret

Ka rinisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për Erion Veliajn. Avokati i Erion Veliajt, Ermal Yzeiraj ka parashtruar kërkesat e tij, që kanë të bëjnë me rikthimin në detyrë të kryebashkiakut të shkarkuar.

Avokati thekson se Gjykata Kushtetuese është kompetente për shqyrtimin e kërkesës për rikthimin ne detyre te Veliajt dhe për aktin e presidentit.

“Për ne procesi është i ndarë në dy fazë, faza e parë është ajo e propozimit dhe vendimmarrjes që përfundon me vendimin e këshillit të ministrave. Faza tjetër është ajo e garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës ku nuk do të ndërhyjë asnjë institucion, përfshirë edhe atë të Presidentit”, tha avokati.

Ndërkohë mbrojtja e Presidentit tha se dekreti nuk mund te shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Ne i qëndrojmë parashtrimeve që kemi paraqitur në lidhje me kompetencën e GJK. Ne mendojmë se kjo gjykatë është kompetente për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit. Për ne procesi është i ndarë në dy fazë, faza e parë është ajo e propozimit dhe vendimmarrjes që përfundon me vendimin e këshillit të ministrave.

Faza tjetër është ajo e garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës ku nuk do të ndërhyjë asnjë institucion, përfshirë edhe atë të Presidentit. Aktivizimi para kohe i presidentit me aktin për caktimin e datës së zgjedhjeve aktivizon efektet juridike të vendimit të KM efektet e të cilit janë të pezulluara. Për këtë arsye ne mendojmë se GJK është kompetente” tha avokati i Erion Veliajt, Ermal Yzeiraj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit