-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Veliaj: 8 vendime për 8 orë për shkarkimin tim, shpejtësi mbresëlënëse, do ta pësoni edhe vetë

Kryesoret

Po vijon gjyqi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Erion Veliajt. Kryetari i shkarkuar i bashkisë u shpreh se nuk ka parë kurrë një eficencë si në rastin e largimit të tij në procesin e shkarkimit me tetë vendime brenda tetë orëve nga këshilli bashkiak, Kryeministri dhe Presidencë.

“Unë e kam parë nga televizori i burgut shkarkimin tim. Nuk jam njoftuar. Unë nuk kam parë një eficencë me tetë vendime administrative brenda 8 orëve të punës, në datë 24, që fillon me vendimin e këshillit bashkiak dhe mbaron me dekretin e Presidentit. Në tetë orë, tetë vendime. Ishte thellësisht mbresëlënëse shpejtësia që u mor vendimi.

Kjo është e drejta ime për të qenë këtu. Faleminderit që më dhatë këtë të drejtë. Kam pritur 9 muaj për këtë të drejtë. Me kanë izoluar në një qeli me vrasës serialë. Kam përjetuar një periudhë të gjatë me shkelje të të drejtave. Ky është një përçmim ndaj votës. Ky është një përçmimi që populli i jep republikës për ta drejtuar në emër të tij. Jam këtu si kryetar i bashkisë së Tiranës me të drejtën që ma kanë dhënë 165 mijë qytetarë.

Nuk kam kryer asnjë shkelje. Jam këtu për të kërkuar mbrojtjen e demokracisë që sot po vihet në sprovë. Jemi betuar që ta mbrojmë demokracinë. Ky nuk është mandati im, por një kontratë besëlidhje dhe do bëj gjithçka që ma lejon ligji për ta mbrojtur këtë kontratë. Askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhuri. Me respekt, pyes çfarë shkelje të rëndë kam kryer unë?” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit