-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pandeli Majko: Fatos Nano u ngrit mbi çdo sfidë, nuk ishte kurrë servil

Kryesoret

Ish-deputeti i PS-së, Pandeli Majko, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke e kujtuar si një politikan dhe njeri që i provoi të gjitha në jetën e tij.

Majko thekson se momenti më i vështirë i Nanos ishte burgosja gjatë periudhës kur drejtonte Partinë Socialiste në opozitë, por kjo mbetet edhe pika më e lartë e veprimtarisë së tij.

Ai shton se Nano nuk i përkiste kurrë servilëve politikë dhe do të mbahet mend për rregullat që sfidoi dhe dinjitetin që tregoi në politikë.

“Fatos Nano ka ndërruar jetë!…

Përpara se të ishte drejtues i Partisë Socialiste, Fatosi, ishte djali i Maries dhe i Thanasit! Ai ishte një vlla i mirë dhe prind i dhimbsur!

Në politikë, Fatos Nano nuk tentoi ti shpëtonte asaj që ishte!

Si çdo njeri me pushtet, ai kërkoi nga jeta gjëra që nuk janë në “menu”! Në rrugëtimin e jetës së tij, ai i provoi të gjitha, ku burgosja si drejtues i PS në opozitë, ishte momenti më i vështirë, por edhe më i lartë i veprimtarisë së tij si politikan dhe njeri!

Në politikë, pushteti është i shpërndarë mes njerzve që e meritojnë dhe njerzve që e adhurojnë! Fatosi do mbahet mend për rregullat që theu! Ai ishte produkt i kohës që jetoi!

Në konkluzionin njerëzor të jetës, të gjithë dështojnë të jenë ata që duan! Ndaj çdo njeri nuk mund të gjykohet vetëm nga gabimet që ka bërë! Fatosi nuk ishte një përjashtim!

Historia ka plot politikanë që do të mbahen mend nga servilët e tyre! Fatosi nuk ishte kjo kategori!

Kundërshtarët e tij, mund të mbështeteshin tek ai për të vepruar me dinjitet.

Pushteti, është shfaqja më e vjetër, por edhe irracionale e natyrës njerëzore. Fatosi doli prej saj me titullin “njeri”!

Djali i Maries dhe i Thanasit nuk është më! U end pak kohë, midis dy botëve, duke bërë “negociatën” e fundit! Beteja e fundit midis “kush je” me “çfarë je”!

Dheu i lehtë Fatos! Qofsh i parajsës!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit