E premtja e sotme pritet që të jetë një ditë me zhvillime të forta në Gjykatën Kushtetuese dhe në SPAK. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë sot i pranishëm në seancën publike që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra.
Erion Veliaj ka paraqitur ankim në Gjykatën Kushtetuese më 25 shtator, kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij, vendim i cili ishte propozuar më parë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Ndërkohë që zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku është thirrur për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ditën e sotme ku pritet që të merret e pandehur për shkelje të barazisë në tendera.









