Policia ka shoqëruar tre persona, Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Cceliku, lidhur me një ngjarje të ndodhur në fshatin Vishocicë.
Burimet policore bëjnë me dije se ata dyshohen për marrjen peng të shtetasit Ilir Topçiu, i cili ishte nën masën e arrestit shtëpiak.
Viktima raportohet të ketë pësuar keqtrajtime brenda banesës së njërit prej të shoqëruarve.
Forcat e rendit në Devoll vijojnë kontrollet dhe mbledhjen e provave për hetimin e plotë të rastit.








