Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka luajtur sot përsëri në Premier Ligë, thuajse një muaj pas ndeshjes së tij të fundit më 5 tetor kundër Aston Vilës.
Broja u aktivizua në minutën e 76-të të sfidës ku Bërnli priti Arsenalin, ndërsa rezultati ishte 2-0 për kryesuesit.
Sulmuesi shqiptar pati një prezencë të kufizuar në fushë dhe ishte vetëm një herë në kontakt me topin gjatë minutave ku luajti, pa mundur të ndikojë në rezultat për skuadrën e tij.








