Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka thënë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurtin është para fundit të kapitullimit politik.
Aja e ka thënë këtë pas momentit kur në sencën plenare të ditës së diel nuk u bë konstituimi i kabinetit të ri të qeverisë “Kurti 3”.
“Unë atë ditë në Kuvend e kam parë Albin Kurtin para fundit të tij politk”, ka deklaruar deputetja.
Deliu-Kodra ka thënë se ky dështim në votim ka qenë thyerje e mitit dhe tregues që Kurti s’ka vota e as besim.
“S’mund t’i quash njëherë kolegët hajvana e miza, e në Kuvend të bëhesh qengj i butë e të thuash së na duhet uniteti”, u shpreh Deliu.








