-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Familja Thaçi: Kujtimi për Fatos Nanon do të mbetet i përjetshëm

Kryesoret

Familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen e ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano, pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta.

Në mesazh, familja Thaçi shpreh dhimbjen e thellë dhe vlerësimin për figurën e Nanos, duke theksuar se kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm.

Në telegram thuhet gjithashtu:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Në këto ditë dhimbjeje, në emër të Familjes Thaçi dhe të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta juve, përfaqësuesve të institucioneve të shtetit shqiptar dhe miqve të z. Nano.”

Familja Thaçi përkujton edhe kontributin historik të Nanos:

 

“Fatos Nano i përket gjeneratës së liderëve që me sukses transformuan politikën shqiptare në kthesat historike nga sistemi monist në një shoqëri demokratike pluraliste. Me shpirtin reformator, tolerancën dhe kulturën politike moderne, ai dha shembullin e një lideri të pjekur, duke i hapur udhë brezit të ri politik. Përkrahja që z. Nano i dha çështjes së Kosovës në periudhën e paraluftës dhe luftës së viteve 1998–1999 është historike dhe kontributi i tij mbetet një trashëgimi e çmuar e vlerave tona kombëtare.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit