Florjan Binaj ka hedhur hapat e parë në fushatën e tij elektorale, duke dalë në terren dhe duke takuar qytetarë në zona të ndryshme. Sot, vizita e tij te Liqeni Artificial ishte plot biseda të gjalla dhe momente gazmore.
Gjatë takimit me të rinjtë, Binaj iu drejtua me humor: “Kujdes, mund t’ju kapë policia!”, ndërsa një qytetar komentoi se kjo duket si “gjysmë fushatë”. Binaj u përgjigj me qetësi dhe buzëqeshje: “Si gjysmë fushatë.”
Ndërsa batutat sollën të qeshura, qytetarët i urojën kandidatit sukses dhe e inkurajuan për rrugën e tij politike. Atmosfera ishte e hapur dhe pozitive, duke reflektuar stilin e tij të afërt me publikun.








