Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit shqiptar Fatos Nano, Internacionalja Socialiste ka shprehur ngushëllimet e saj për Partinë Socialiste dhe udhëheqësin e saj, Edi Rama.
Në një reagim në rrjetin social X, organizata ndërkombëtare vlerëson kontributin e Nanos gjatë periudhës së tranzicionit, duke kujtuar se nën drejtimin e tij Partia Socialiste u bë anëtare e Internacionales Socialiste.
“Internacionalja Socialiste i shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta anëtarit tonë, Partisë Socialiste Shqiptare, dhe udhëheqësit të saj, Edi Rama, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-udhëheqësit të PSSH-së dhe ish-kryeministrin e vendit, Fatos Nano. Fatos Nano luajti një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, Partia Socialiste e Shqipërisë u anëtarësua në Internacionalen Socialiste. Gjatë gjithë jetës, ai u angazhua me guxim në mbrojtje të vlerave demokratike dhe, në vitet 1994–1997, u burgos për bindjet e tij politike. Ai e udhëhoqi vendin në një periudhë të vështirë, duke u përpjekur të ndërtonte një shtet kushtetues e demokratik, si dhe dha një kontribut të rëndësishëm në reformat dhe modernizimin e Partisë Socialiste. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të afërmit e tij.”- thuhet në reagim.









