-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli: Mbetjet e dorëzuara nga Hamasi nuk janë të pengjeve të zhdukura

Kryesoret

Ushtria izraelite ka njoftuar se mbetjet mortore të dorëzuara së fundmi nga Hamasi nuk i përkasin asnjërit prej pengjeve që ende konsiderohen të zhdukur.

Trupat, të cilat iu dorëzuan Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, u ekzaminuan nga autoritetet mjekoligjore në Izrael.

Vetëm pak ditë më parë, Hamasi kishte kthyer trupat e dy pengjeve izraelitë, ndërsa në Rripin e Gazës ende ndodhen trupat e 11 pengjeve të tjerë.

Dorëzimi i mbetjeve bëhet si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.

Hamasi thotë se përballen me vështirësi për të gjetur trupat nën rrënoja, ndërsa Izraeli e akuzon për vonesa të qëllimshme.

Konflikti vazhdon që prej sulmit të 7 tetorit 2023, kur militantët e Hamasit vranë rreth 1.200 persona dhe rrëmbyen mbi 250 të tjerë në Izrael.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit