Zgjedhjet e raundit të dytë për komunat në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohen të dielën më 2 nëntor. Ndërsa në komunën e Bërvenicës po zhvillohet një atmosferë e ndezur politike.
Kandidati shqiptar Haqim Ramadani për Bërnevicën po përballet pothuajse i vetëm në garë, pa mbështetjen e partive që e propuzuan fillimisht nga Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.
Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, pas takimit të Kasamit me kryeministrin Hristijan Mickovski, janë distancuar nga mbështetja për Ramadanin, duke lënë kandidatin në një pozitë të vështirë politike.
Megjithatë, ndryshe nga pritshmëritë, Haqim Ramadani ka fituar përkrahje të fuqishme nga populli dhe mërgata shqiptare.
Dhjetëra bashkatdhetarë nga Austria, Gjermania dhe Zvicra kanë filluar të kthehen në vendlindje për ta mbështetur në raundin e dytë, duke e shndërruar fushatën e tij në një lëvizje qytetare të vërtetë.
Përmes komunikimeve publike, mërgimtarët kanë theksuar se mbështesin Ramadanin për qëndrimin e tij dinjitoz, moral dhe të pavarur dhe një simbol i politikës së ndershme në skenën shqiptare.
Edhe pse pa mbështetjen e strukturave të partive, Haqim Ramadani është shndërruar në figurën e bashkimit dhe shpresës, duke marrë përkrahjen e qytetarëve që e shohin si kandidatin e njerëzve të zakonshëm.








