Një 36-vjeçar, Dalan Alliaj, u vra mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Vlorës.
Policia bën me dije se autori i dyshuar është kushëriri i tij, Bertil Alliaj, i cili është në kërkim dhe dyshohet se fshihet në zonën malore përreth.
Strukturat e policisë dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Vlorë/Informacion paraprak në vijim Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A. Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.








