Arrestohet autori i ngjarjes në Gjorm të Selenicës. Pas pesë orësh arrati, policia ka arritur të arrestojë Bertil Aliajn, i cili vrau me armë zjarri kushëririn e tij, Dalan Aliajn.
“E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte”. Kështu është shprehur përpara oficerëve të policisë, Bertil Alliaj, i cili vrau me armë kushëririn e tij Dalan Alliaj.
Bertil Aliaj rezultonte gjithashtu person në kërkim, i dënuar me 35 vite burg për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Autori është një nga personat e përfshirë në Masakrën e Çoles në vitin 2015 ku mbeten të vrarë tre persona.








